Pas shtimit të rastev etë reja me koronavirus dhe rritjes së numrit të viktimave nga Covid 19, qeveria ka vendosur të kthejë masat e lëvizjes në disa qytete të Kosovës.
Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se si shkak i pandemisë Covid-19 do të kufizohet lëvizja në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri dhe Prizren.
“Është përgatitur një plan i veprimit që sot miratohet në Qeveri që specifikon në detaje se cilat veprime do të ndërmarrin veprimet shëndetësore. Në qytetet me numër të madh të të infektuarve si Prishtina, Prizreni, Ferizaj e Vushtrri do të kthehet masa e kufizimit të lëvizjes prej 21:00 deri në 5:00”, ka thënë Hoti.
Hoti ndër të tjera ka theksuar se do të kujdesen që të krijojmë kapacitete shtesë me shtretër dhe pajisje duke riorganizuar komplet klinikën e QKUK-së si dhe në spitalet private. Ai ka theksuar se do të blejmë edhe shtatë aparatura shtesë të testimit.
Sa i përket funksionimit të gastronomisë dhe restoranteve, Hoti ka thënë se nga sonte të gjitha lokalet e gastronomisë do të jenë të mbyllura nda ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit. Ndërkohë ka theksuar se gjatë kohës që do të lejohet puna, do të lejohet vetëm shërbimi në hapësira të hapura./abcnews.al