Hoti-qeverisë: Barrikadat i largojnë të huajt, ju mbani konferenca për media në Prishtinë e fjalime para FSK-së

schedule17:36 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 17:36 - 28 Dhjetor, 2022

Hoti, Qeverisë: Barrikadat i largojnë të huajt, ju mbani konferenca për media në Prishtinë e fjalime para FSK-së

Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka kritikuar veprimet e qeverisë së republikës së Kosovës.

“Barrikadat i largojnë të huajt. Ju mbani konferenca për media në Prishtinë e fjalime para FSK-së” ka shkruar Hoti në Facebook.

“Shani edhe gjyqësorin e prokurorinë sa të mundeni, shpallini tradhtarë. Por të arrestuarit nuk ishit në gjendje t’i ofronit ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ta sillnit në objektin e paraburgimit. Ju nuk jeni për asgjë. Ju nuk dini të mbani shtet. Ju dini vetëm të shani”, ka shkruar Hoti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!