Hoti: Qëndrueshmëria ekonomike dhe sociale është kyçe për integrimin në BE

schedule14:02 - 16 Nëntor, 2020

schedule 14:02 - 16 Nëntor, 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Forumin Ekonomik të Vjenës, u shpreh se pavarësisht situatës së pandemisë, Kosova ka vijuar angazhimet për të realizuar agjendën , duke vendosur theksin tek tregu i përbashkët rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Hoti rithekson se qëndrueshmëria ekonomike dhe sociale është element kyç për zhvillimin afatgjatë dhe integrimin në BE.

Statusi:

Integrimi i tregut është hapi i parë drejtë pajtimit politik të rajonit.

Sot mora pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, ‘’Vjena, dialogu për të ardhmen 2020’’ me moton ‘’Ekonomia takon politikën në botën digjitale’’.

Në këtë forum u diskutua kryesisht për nevojën për mobilizim të ri në botën digjitale, sfidat dhe mundësitë për ekonominë e rajonit. Përkundër pandemisë Covid-19, Kosova ka vazhduar angazhimet konkrete për të realizuar agjendën evropiane, me theks të veçantë në Tregun e Përbashkët Rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Besoj fuqishëm se pas zotimeve në Samitin e Sofjes, javën e kaluar, integrimi i tregut është hapi i parë drejtë pajtimit politik të rajonit. Qëndrueshmëria ekonomike dhe sociale është kyqe për zhvillimin afatgjatë dhe integrimin në BE të gjithë rajonit.

Kosova është e vendosur për të promovuar marrëdhënie të qëndrueshme ekonomike dhe politike dhe presim qasje konstruktive nga të gjitha palët, sidomos nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina. Bashkëpunimi multilateral siç është Tregu i Përbashkët Rajonal, promovon dhe përmirëson sigurinë në rajon, qëndrueshmërinë politike dhe bashkëpunimin ekonomik./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!