Hoti prezanton paketën e re: 182 milion euro, për rimëkëmbjen ekonomike!

schedule16:56 - 24 Nëntor, 2020

schedule 16:56 - 24 Nëntor, 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” njoftoi se paketa për rimëkëmbjen ekonomike është 128 milion euro.

Hoti shprehet se pavarësisht situatës së vështirë ekonomike gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke krijuar mundësinë që të qëndrojnë në treg.

Statusi:

Pako e re prej 182 mil eurove, për rimëkëmbje ekonomike!

Përkundër situatës sfiduese në kohën që po përballemi me pandeminë Covid-19, megjithatë kemi siguruar funksionimin e shumicës së bizneseve.

Gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë Euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atyre që të qëndrojnë në treg.

Sot, në takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Qeverisë dhe adreson sfidat e sektorit privat, kam kërkuar që anëtarët e këtij këshilli të dakordohen për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumë prej 182 milionë euro, si dhe për një listë të reformave për një pako të re fiskale, të cilat pritet të finalizohen në fillim të vitit të ardhshëm./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!