Hoti: Nuk jap dorëheqje, zgjedhim presidentin ose shkojmë në zgjedhje

schedule10:17 - 27 Nëntor, 2020

schedule 10:17 - 27 Nëntor, 2020

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka reaguar pas informacioneve për një dorëheqje të mundshme, ku ka theksuar se lajme të tilla nuk janë të vërteta.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se me veprimet e tij ai ka dëshmuar gatishmëri e përkushtim për të ofruar zgjidhje për të gjitha çështjet e ngritura, duke zhbllokuar madje edhe proceset komplekse nëpër të cilat ka kaluar vendi siç ishte vendimi për vazhdimin e dialogut me parime dhe arritja e marrëveshje së 4 shtatorit në Uashington.

“Informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër media për dorëheqjen time janë të pa vërteta. Me veprimet e mia kam dëshmuar gatishmëri e përkushtim për të ofruar zgjidhje për të gjitha çështjet e ngritura, duke zhbllokuar madje edhe proceset komplekse nëpër të cilat ka kaluar vendi siç ishte vendimi për vazhdimin e dialogut me parime dhe arritja e marrëveshje së 4 shtatorit në Uashington, hartimi i pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike dhe masat konkrete në menaxhimin e pandemisë Covid -19”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Hoti thotë se në Kosovë janë dy opsione, të bien dakord për presidentin apo të shkohet në zgjedhje të reja.

Sa i përket zhvillimeve të fundit pas veprimeve të Dhomave të Specializuara dhe dorëheqjes së ish Presidentit Thaçi, e kam bërë të qartë se partitë parlamentare i kanë dy opsione, të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Por, asnjëherë në asnjë kontekst nuk e kam përmendur dorëheqjen si opsion”, thotë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!