Hoti: Nuk hyjmë në lojëra për të sjellë vaksinat e dyshimta nga vendet e lindjes

schedule10:26 - 12 Mars, 2021

schedule 10:26 - 12 Mars, 2021

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti deklaroi sot se për disa javë do të arrijnë vaksinat për Covid-19 në vend.

Hoti, në mbledhjen e Komitetit për COVID-19, theksoi edhe njëherë qëndrimin  e qeverisë së Kosovës, se vendi nuk hyjë “në lojëra për ta marrë vaksinat” që vijnë nga vendet e dyshimta.

Komentet e Hotit në mbledhjen e Komitetit për COVID ishin për vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze.

 

“Kemi bërë të gjitha përpjekjet për të sjellë vaksinën sipas standardeve të BE-së. Nuk kemi hyrë në lojëra për të sjellë vaksinën nga vendet e lindjes, vaksina këto të cilat nuk janë të certifikuara nga vendet e BE-së. Ata që kritikojnë pa nevojë nuk e tregojnë të vërtetën se ka kanë ardhur qindra vaksina në vendet e regjionit të cilat janë me origjinë të dyshimtë.” /abcnews.al/