Hoti njofton strategjinë e re kundër Covid-19: Do rrisim numrin e testimeve

schedule13:32 - 10 Qershor, 2020

schedule 13:32 - 10 Qershor, 2020

Qeveria e Kosovës do të nisë zbatimin e një strategjie afatmesme për të përgatitur sistemin shëndetësor në rast të një vale të dytë të pandemisë me koronavirus. Një vendim të tillë e ka bërë të ditur kryeministri Avdullah Hoti, gjatë një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e Odës së Mjekëve të Kosovës.

Kjo qasje, sipas kryeministrit Hoti, është e nevojshme pasi masat e izolimit dhe distancimit fizik nuk mund të vazhdojnë të mbesin armët e vetme në luftën kundër këtij virusi.

“Për t’u rikthyer gradualisht në jetën tonë të zakonshme, duhet të krijohet një infrastrukturë mobile monitorimi dhe reagimi ndaj COVID-19 dhe ndoshta në të ardhmen, edhe ndaj epidemive të tjera”, është cituar të ketë thënë Hoti.

Sipas Hotit, kjo infrastrukturë përveç tjerash do të përfshijë kapacitetet për të kryer numër më të madh testesh, si virologjike ashtu edhe serologjike, në popullatën e përgjithshme simptomatike dhe asimptomatike si dhe krijimin e një strukture qendrore të mbikëqyrjes për analizën e të dhënave në kohë reale.

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!