Hoti niset drejt Parisit, nesër do të takohet me Macron

schedule14:52 - 6 Korrik, 2020

schedule 14:52 - 6 Korrik, 2020

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti këtë të hënë do të niset drejt Francës.

Ndërkohë pritet që të martën kryeministri Hoti të takohet me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Siç njofton zyra e kryeministrit, pritja zyrtare që bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës do të bëhet në Pallatin Elize (Palais de l’Elysée) në Paris.

Pallati presidencial i Francës, tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit./abcnews.al