Hoti: Nëse s’ka vullnet për zgjedhje të presidentit me emër konkret, shkojmë në zgjedhje

schedule13:02 - 24 Nëntor, 2020

schedule 13:02 - 24 Nëntor, 2020

Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se koalicioni qeverisës nuk i ka 80 vota në Kuvend, për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Sipas tij për zgjehdjen e presidentit të ri dhe sigurimin e votave është e rëndësishme që të diskutohet me partitë parlamentare të opozitës.

Është më se e qartë se vendi s’ka president edhe në bazë të Kushtetutës ne duhet ta zgjedhim presidentin e ri, për zgjedhjen e tij duhen së paku 80 vota në Kuvend, të cilat vota sigurisht ky koalicion qeverisës nuk i ka. Që nënkupton nevojën që ne të ulemi me partitë politike parlamentare opozitare për të parë nëse ka dakordim për zgjedhjen e presidentit, të cilën gjë shpresoj se do ta bëjmë së shpejti. Nëse s’ka dakordim të tillë, atëherë sigurisht duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve, sigurisht një datë e përshtatshme për qytetarët”, ka thënë ai.

Hoti në një intervistë për mediat është shprehur se këtu ka dy rrugë kushtetuese, që do të ndiqen tutje deri në një rezultat final.

Këto janë dy rrugë kushtetuese që do të ndiqen në javët dhe në muajt e ardhshëm. Unë besoj se shpejt do të organizohet tryeza e parë e partive ku do të shtrohen këto tema. Edhe unë po angazhohem në këtë drejtim. Nëse ka vullnet për zgjedhje të presidentit, për emra konkret, drejt një emri të përbashkët e nëse s’ka flasim për datë të zgjedhje. Tjetër opsion nuk ka”, është shprehur ai./abcnews.al