Hoti: Mashtruesit dhe keqpërdoruesit s’do të kenë vend brenda institucioneve!

schedule15:09 - 22 Tetor, 2020

schedule 15:09 - 22 Tetor, 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me transferimin  2 milionë eurove, ku theksoi se   Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është krye të aktiviteteve për t’u siguruar që sistemi informativ i menaxhimit të financave të Kosovës është i mbrojtur.

Në një konferencë për mediat Hoti ka thënë po ashtu se organet e rendit dhe ligjit, janë duke bërë punën e tyre.

“Mashtruesit dhe keqpërdoruesit brenda sistemit publik, brenda institucioneve nuk kanë për të pasur vend, do të dalin mbi sipërfaqe si minjtë kur t’ju hynë ujin përfundi”, ka deklaruar Hoti.

Ai i ka bërë këto komente pas lajmit se një punëtor i Thesarit të Kosovës, me inicialet L.G, dyshohet se ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në llogari të kompanisë, LDA Group Shpk (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar), me bazë në Llapushnik, fshat në Komunën e Gllogocit, 30 kilometra larg Prishtinës. Përmes një konference të jashtëzakonshme për media një ditë më parë, ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se ka ndodhur ky transaksion.

Për këtë rast, Bajrami ka konfirmuar se janë suspenduar dy zyrtarë, njëri prej tyre është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas saj, rastin në organet e rendit e ka denoncuar Ministria e Financave. Institucionet e rendit po bëjnë përpjekje maksimale që këto mjete t’i kthehen buxhetit të Republikës së Kosovës, ka thënë ndër të tjera Bajrami./abcnews.al