Hoti: Hyra në procesin e dialogut me dakordim për njohje reciproke me Serbinë

schedule22:42 - 15 Shkurt, 2022

schedule 22:42 - 15 Shkurt, 2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti ka folur për herë të parë për hyrjen e tij në procesin e dialogut, për të cilin tha se ka hyrë me dakordësim të partnerëve ndërkombëtarë për njohje reciproke.

Hoti në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se ka hyrë në procesin e dialogut me Serbinë për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve.

“Sonte për herë të parë i tejkaloj pak disa limite që duhet t’i ketë një ish-kryeministër në punën e tij të mëparshme që ka bërë si kreu i qeverisë. Kur unë kam pranuar të hyjë në procesin e dialogut me Serbinë, unë jam dakorduar me partnerët tanë ndërkombëtarë, vetëm për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve.

Me dakordimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, edhe me dakordimin e heshtur të Serbisë është arritur me prezencë time dhe të palës serbe që po hyjmë në proces të dialogut për njohje reciproke dhe normalizim të mardhënieve”, tha Hoti.

Ai madje tregoi se janë dakorduar edhe për përmbajtjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, ku pika e parë ka qenë njohja reciproke, pika e dytë çështja e të pagjeturve dhe pika e tretë bashkëpunimi ekonomik.

“Me ndërmjetësin e kemi dakorduar përmbajtjen e marrëveshjes përfundimtare. Pika e parë e asaj marrëveshje ka qenë njohja reciproke, me këtë dakordim ne kemi hy në proces të dialogut. Pikë e dytë ka qenë  çështja e të pagjeturave. Me pikë të tretë bashkëpunimin ekonomik. E kemi lënë dokumentin e gatshëm për çështjen e pensioneve, dëmet e luftës”, tha Hoti.

Ai po ashtu tregoi se si pala serbe kishte insistuar që të bisedonin edhe për Asociacionin, e që për këtë thotë se ka qenë i prerë se kjo çështje ka qenë e mbyllur, e për këtë e ka pasur edhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

“Pala serbe ka insistuar që të bisedojmë për Asoccacionin, kam qenë i prerë dhe kam pasur mbështetje të partnerëve e ndërkombëtar që kjo është e mbyllur.  Kur të mbyllet marrëveshja vendimtare me njohje reciproke. Kur e kam dorëzuar detyrën unë, një dosje të madhe që e kam përgatitur dhe ia kam dorëzuar atë kryeministrit. Pas një kohe talleshin se nuk e kemi gjet”, tha Hoti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!