Kryeministri Avdullah Hoti këtë të enjte ka përsëritur se në bazë të Kushtetutës, kryeministri është në krye të dialogut.
Hoti përms një konference për mediat pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me Ambasadën britanike në Kosovës për mbikëqyrjen e rekrutimit të personave në pozitat e larta udhëheqëse të institucioneve, Hoti ka thënë se këshilli i ekspertëve do ta mbështesë profesionalisht Zyrën e Kryeministrit në procesin e dialogut.
“E kemi formuar një trupë që është këshilli i ekspertëve, i cili është brenda Zyrës së Kryeministrit dhe do të mbështesë profesionalisht në procesin e dialogut”, ka thënë Hoti.
Ndërkohë kryeministri ndër të tjera ka thënë se në bazë të Kushtetutës, kryeministri e udhëheq dialogun dhe për çdo zhvillim të procesit do të raportojë në Kuvend.
“Kryeministri në bazë të Kushtetutës është në krye të dialogut, i cili koordinon punën edhe të këshillit të ekspertëve dhe të forumit të liderëve dhe komunikimin me Kuvendin. Unë do t’i raportoj Kuvendit për çdo zhvillim në procesin e dialogut”, është shprehur Hoti./abcnews.al