“Hoteli i vdekjes”, vrasjet misterioze që nuk u zgjidhën kurrë

schedule10:27 - 4 Tetor, 2023

schedule 10:27 - 4 Tetor, 2023

Historia e hotelit Cecil, i cili sot quhet zyrtarisht “Stay on Main”, ndodhet në Main Street në Los Angeles, dhe ka një histori shumë rrëqethëse që ka ushqyer imagjinatën e shumëkujt prej vitesh.

Ndryshe nga hotelet e tjera të përhumbura ku “shihen” fantazmat dhe ku mund të kenë ndodhur aksidente, Cecil ka qenë skena e disa aksidenteve fatale që mund të karakterizohen si misterioze.

Cecil është një hotel i ndërtuar në vitin 1924 dhe i projektuar si një vend i përballueshëm për njerëzit e biznesit dhe udhëtarët për të qëndruar. Kjo ndërtesë 14-katëshe ka 700 dhoma dhe që nga viti 2017, ndërtesa është nën mbrojtjen e qytetit dhe është shpallur një pasuri kulturore e Los Anxhelosit.

Megjithatë, gjatë më shumë se 90 viteve të ekzistencës së tij, Hotel Cecil ka fituar një reputacion si një vend tmerri, ku ndodhin gjëra të pashpjegueshme dhe të mbinatyrshme.

Dy vrasës serialë, Richard Ramirez dhe Jack Unterweger, kanë qëndruar një herë në hotel. Ramirez, i njohur gjithashtu si Night Stalker, në vitet 1980, ka vrarë deri në 13 njerëz para se të kapej.

Unterweger besohet se ka vrarë të paktën tre prostituta gjatë qëndrimit të tij në hotel. Është një mit urban që Elizabeth Short, vrasja e së cilës në 1947 nuk u zbardh kurrë, u pa duke pirë në barin e hotelit vetëm disa ditë para vdekjes së saj.

Është një krim që tronditi gjithë Amerikën atë vit, pasi trupi i saj u pre në gjysmë dhe u gjymtua. Vrasësi i saj nuk u gjet kurrë dhe sot është krimi më i vjetër i pazbardhur në historinë e “qytetit të engjëjve”.

Rasti i saj ka qenë subjekt i librave, shfaqjeve televizive dhe filmave të Hollivudit, duke përfshirë “Rrëfimet e vërteta” të vitit 1981 me Robert De Niro dhe Robert Duvall.

Shtypi i asaj kohe e quajti atë “Dalia e Zezë” dhe në vitin 2006 Brian de Palma bëri një film për të me atë emër. Historia e studentes Eliza Lam është ende ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen pasi ajo vdekje ka mbetur enigmë edhe sot e kësaj dite.

Trupi i studentes kanadeze Eliza Lam u gjet në një rezervuar uji në hotel në vitin 2013 dhe se si arriti atje nuk u shpjegua kurrë.

Eliza nuk është e vetmja që i dha fund jetës në këtë hotel, ai njihet për vrasje të shumta, vetëvrasje dhe krime të tjera që kanë ndodhur në të që kur është ndërtuar.

Gjatë viteve 1930, rreth gjashtë persona thuhet se u vranë atje, dhe në vitin 1944, një nënë adoleshente hodhi fëmijën e saj të porsalindur nga dritarja.

Një tjetër vrasje e pazbardhur ka ndodhur në vitin 1964 në një hotel. Në të u gjet trupi i operatores në pension Goldie Osgood, e cila u përdhunua dhe u rrah para vdekjes së saj.

Netflix filmoi një seri dokumentarësh pikërisht për këtë hotel, “Skena e krimit: zhdukja në hotelin Cecil” për rastin e Eliza Lam, i cili “frymëzoi” detektivë të shumtë në internet që të përpiqeshin të zgjidhnin misterin e vdekjes së vajzës së re në një vend që ka qenë rreth e rrotull për dekada  skenë e krimeve të ndryshme. Sipas raportimeve, aty kanë vdekur të paktën 16 persona, për këtë arsye quhet “hoteli i vdekjes”.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!