“Hoteli” i barit në Fier/ Pronari i vilës rezulton i dënuar për drogë, si ra policia në gjurmët e tij

schedule10:21 - 15 Shkurt, 2023

schedule 10:21 - 15 Shkurt, 2023

Abc News ka mësuar detaje të tjera sa i përket “hotelit” të barit të zbuluar në Fier. Pronari i vilës tre katëshe, Erjon Marini alias Xhevair Gashi kishte përshtatur 5 dhomat e njërit kat për kultivimin e bimëve narkotike. Në pranga kanë rënë edhe faturisti, Klajdi Gremi dhe elektricisti i OSHEE-së, Behar Fata.

Gazetarja e Abc News, Valbona Davidhi raporton se pronari i vilës, Erjon Marini ishte dënuar më parë për drogë jashtë vendit. “Policia ka rënë në gjurmë nëpërmjet inteligjencës policore. Nuk ishte e vështirë sepse nga të dhënat rezulton se pronari i vilës ka qenë i dënuar për drogë jashtë shtetit.

Informacioni i marrë përpara një muaji, pasi po ndiqej prej një muaji, dhe për këtë arsye ka qenë në vëzhgim“, u shpreh gazetarja. Ndërkohë, vijon puna për hetimin pasuror të pronarit të vilës si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!