Hotelet në Spanjë ofrojnë teste falas për Covid-19 për turistët e huaj

schedule13:54 - 28 Korrik, 2020

schedule 13:54 - 28 Korrik, 2020

Teste për Covid -19 falas nga hotelet në Spanjë, për të gjithë turistët e huaj para se të kthehen në vendet e tyre. Një mënyrë për të bindur turistët, sidomos britanikët, që të mos braktisin Spanjën këtë verë. Iniciativa u ndërmor nga shoqata spanjolle e hotelerisë.

Vendimi vjen disa ditë pas vendimit të Londrës për të imponuar një karantinë disa ditore për britanikët që kthehen nga Spanja. Një vendim shumë shkatërrues për turizmi por që është pritur mirë nga përgjegjësi në qendrën e alarmit dhe emergjencës shëndetësore spanjolle, Fernando Simon. Ai u shpreh se fakti që Mbretëria e bashkuar kërkon karantinim për ata që vijnë nga Spanja është një avantazh sepse dekurajon njerëzit që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar.

Por në anën tjetër janë zhgënjyer të gjithë ata që prisnin pikërisht turistët britanikë për të mos e mbyllur sezonin veror në një krizë të thellë. Londra madje i ka bërë apel qytetarëve të saj që të shmangin të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme në Spanjë, përfshirë dhe ishujt. Duke pezulluar madje dhe sigurimet shëndetësore të udhëtimit.

Një vendim që u kritikuar nga kryeministri spanjoll Pedro Sancez i cili bëri thirrje që para se të ketë kundërvënie, duhej gjetur një ekuilibër. Ai theksoi se në Spanjë 62 për qind e rasteve të reja të infektimit me koronavirus përqendrohet në dy rajone ndërsa zonat e tjera janë të sigurta me shifra më të ulëta se mesatarja europiane.

Nëse në pjesën më të madhe të vendit situata është ende nën kontroll, ditët e fundit në Katalonjë dhe Aragonë shifrat kanë qenë shqetësuese. Përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Belgjika e Franca u bëjnë apel qytetarëve të tyre të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme në Spanjë ./abcnews.al