Hotele, dyqane, media italiane: Shqiptarët po blejnë gjysmën e Venecias

schedule22:13 - 28 Shtator, 2020

schedule 22:13 - 28 Shtator, 2020

“Shqiptarët po tentojnë të blejnë gjysmën e Venecias”.

Ky është alarmi i dhënë nga media italiane “Il Gazzetinno”, e cila hedh dyshime se këto blerje po kryhen për pastrim parash.

“O për interes të tyre, o për llogari të të tjerëve o për të pastruar paratë e pista , ende nuk është e qartë. Por rritja e kërkesës së shqiptarëve që duan të blejnë hotele e restorante në qendrën historike të Venecias preokupon institucionet, turizmin lokal, sipërmarrësit vendas e qytetarët.

Mbi këtë fakt po hetojnë autoritetet kompetente për të kuptuar nëse pas kërkesës së lartë të shqiptarëve që duan të blejnë restorantet e lokalet e tyre fshihen investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë o ricklim ndërkombëtar parash”, thuhet në artikullin e të përditshmes italiane.

Alarmi është përcjellë ga Federata e Sipërmarrësve Venecianë e presidenti i saj Roberto Maglioço.

“Çdo ditë në Venezia po mbyllen lokale, restorante e hotele duke transformuar qendrën e saj historike. E kjo është vetëm njëra faqe e medaljes, thotë ai, faqja tjetër është se të tjerë e kryesisht shqiptarë po tentojnë të blejnë bizneset e tyre”, shprehet ai.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!