Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, sekuestroi pasuritë e shtetasit Endri Buliçka dhe familjarëve të tij pas dyshimeve se të ardhurat e krijuara kanë ardhur nga aktiviteti kriminal.
Pas një hetimi të thelluar disavjeçar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë arriti në përfundimin se ekziston dyshimi i bazuar në prova se të ardhurat jane te realizuara nga aktiviteti kriminal në trafikun e narkotikëve në Itali dhe Spanjë ku Endri Buliçki ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajshme në emër të tij dhe familjarëve të tij në vlera të konsiderueshme parash.
Gjithashtu, nga informacionet e administruara, rezulton se shtetasi Endri Buliçka deklaron se është i punësuar si kamarier në fshatin Udënisht, Pogradec por nga verifikimet e kryera ky shtetas nuk është i punësuar fare në këtë subjekt, dhe regjistrimi është fiktiv.
Po kështu, nëna e tij, shtetasja Edlira Buliçka ka regjistruar një aktivitet tregtar “Shitje online”, që prej muajit Dhjetor 2021 e në vazhdim. Nga të dhënat e këtij subjekti, vihet re se adresë e ushtrimit të aktivitetit është adresa e shtëpisë.
/ abcnews.al /


