Horrori në Sarandë/ Dje u gjet një kokë njeriu, sot trupi. Pista ku po hetohet për mbetjet kockore

schedule12:26 - 15 Nëntor, 2023

schedule 12:26 - 15 Nëntor, 2023

SARANDË– Kërkimet e sotme në Xarrë të Sarandës kanë nxjerrë të tjera mbetje skeletore, që mendohet se i përkasin të njëjtit person.

Mbrëmë u gjet e groposur një kokë njeriu, ndërsa sot ekspertët e Policisë Shkencore dhe Kriminalistikes kanë gjetur pjesën tjetër trupore.

Paraprakisht dyshohet se këto mbetje kockore mund t’i përkasin ndonjë bariu të zonës, i humbur prej disa kohësh. Kjo është pista më e fundit e hetimeve, por ky dyshim, pritet të sqarohet pas kryerjes së ekspertizës./ abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!