Horrori në Paris, vrasësja e 12-vjeçares e transportoi trupin e saj me taksi, shoferi nuk kuptoi asgjë

schedule08:41 - 21 Tetor, 2022

schedule 08:41 - 21 Tetor, 2022

Gruaja e akuzuar për përdhunimin, torturimin dhe vrasjen e vogëlushes Lola Daviet ka lëvizur nëpër Paris me trupin e vajzës në një qese plastike dhe një shofer taksie pati fatin e keq ta mbante në automjetin e tij, duke nmos pasur dijeni se çfarë kishte brenda qeses.

Sipas aktakuzës, 24-vjeçarja Dambia B., një grua algjeriane e cila jeton ilegalisht në kryeqytetin francez gjatë viteve të fundit dhe thuhet se po përballet me probleme ekstreme psikologjike, vrau vajzën e vogël në banesën e motrës së saj, e cila jeton në të njëjtën ndërtesë me prindërit e Lolës, dhe më pas e futi trupin e tij në një bagazh të zi dhe e mori me vete. Pasi u soll për disa kohë, ajo u mor në makinë nga një mik i saj 43-vjeçar, i cili e çoi me bagazhet makabre dhe dy valixhe të tjera në banesën e tij. Pasi kaluan disa orë, miku i Dambias thirri një taksi për të renë algjeriane që të kthehej në banesën e motrës së saj, ndoshta për t’u përpjekur të fshihte ose asgjësonte trupin.

Shoferi që mbërriti në shtëpinë e mikut të Dambia B. për ta marrë, foli me Le Parisien në kushte anonimiteti, duke përshkruar përvojën e tij të çuditshme me gruan që i fliste atij sikur ajo të ishte duke u arratisur, ndërsa pak centimetra larg ishte kufoma e fëmijës që ajo kishte vrarë brutalisht.

Me të mbërritur në banesën e mikut algjerian, “Abdel” (jo emri i tij i vërtetë) u ofrua të ndihmonte klienten e tij të ngarkonin qesen në bagazh, por u udhëzua “të mos e prekte bagazhin.”

Shoferi ka përshkruar për gazetën franceze bisedën e “relaksuar” që ka bërë me 24-vjeçaren në makinë. Gruaja e cila pak kohë më parë, sipas aktakuzës, kishte torturuar dhe vrarë një fëmijë rastësisht e pyeti se si po i shkonte puna, nëse kishte klientë, nëse gjithçka shkonte mirë.

“I thashë se jam mirë dhe e pyeta se çfarë bën ajo”, vazhdon taksisti, teka autorja e gënjeu se punonte për shërbimin e dërgesës së ushqimit Uber Eats.

Duke vazhduar bisedën për mirësjellje, shoferi e pyeti 24-vjeçaren nëse puna e saj ishte e lodhshme, por ajo ndryshoi tonin dhe duke u përgjigjur prerë se do do të donte ta mbante atë detaj për vete.

Pas gjysmë ore udhëtim me makinë, “Abdel” mbërriti me Dambia jashtë kompleksit të ndërtesave ku jeton motra e algerines dhe familja vajzës12-vjeçare Lola. Më pas 24-vjeçarja thirri motrën e saj që të zbriste për ta ndihmuar me bagazhin, gjë që ajo nuk pranoi ta bënte. Rezultati ishte se Dambia la bagazhin dhe dy valixhet në oborrin e ndërtesës, ku u zbuluan nga një i pastrehë pak kohë më vonë.

Gazetari i Parisien, i cili foli me shoferin, u shfaq më vonë në rrjetin BFMTV dhe shpjegoi se “Abdel”, duke e ditur tani se çfarë ka ndodhur, ndihet keq mendërisht. Në fakt, ajo që i shkakton tmerrin më të madh është kujtimi i sjelljes fëminore dhe të shkujdesur të klientes së tij 24-vjeçare, e cila këmbënguli që të ndalonin për të blerë ëmbëlsira, e kombinuar gjithmonë me veprimet e saj të neveritshme dhe kufomën e viktimës së saj që mbante me vete. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!