Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Horror në Japoni, gjendet një trup pa kokë në një dhomë hoteli, dyshohet se vrasësi e mori me vete

schedule10:57 - 5 Korrik, 2023

schedule 10:57 - 5 Korrik, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Japoni, ku trupi i pajetë i një burri është gjetur brenda një dhome hoteli.

Mediat e huaja shkruajnë se viktima është rreth 62 vjeç vendas, ngjarja e rëndë ka ndodhur në një hotel që ndodhet në lagjen e dritave të kuqe të Sapporo, një qytet në ishullin më verior japonez të Hokkaido.

Trupi dyshohet se u gjet nga stafi në banjën e një dhome në katin e dytë të hotelit.  Sipas NHK Neës, policia analizoi pamjet e kamerave të sigurisë nga vendi i ngjarjes, që dyshohet se tregonin një burrë që hynte me një person tjetër mbrëmjen e të shtunës.



Një person tjetër u pa duke u larguar vetëm nga hoteli rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës. Kyodo Neës raporton se personi është parë duke u larguar me një valixhe të zezë që policia beson se kishte kokën dhe rrobat e viktimës.

Nga autopsia e trupit rezultoi se koka ishte prerë me mjet prerës kur viktima tashmë kishte vdekur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!