Në Britaninë e Madhe ka nisur një hetim për një vajzë nëntë vjeçare vdiq nga një plagë e dyshuar me thikë në Boston, Lincolnshire. Oficerët u thirrën në vendin e ngjarjes në Fountain Lane rreth orës 18:20 të së enjtes, kur vajza u gjet e pajetë.
Ata janë parë duke punuar në vendngjarje të enjten në mbrëmje, përpara se të niseshin në orët e para të së premtes. Në mes të një rrugice ndodhej një objekt i madh i mbuluar, i shënuar me tabela të vogla të verdha dhe të mbrojtura nga oficerët e policisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një pjesë komerciale të Bostonit me shumë pak prona banimi aty pranë, raporton Sky. Tragjedia pason një fundjavë gjakderdhjeje në Londër ku tre persona humbën jetën në më pak se 24 orë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
Javën e kaluar forcat e policisë në Angli dhe Uells zbuluan se kishin regjistruar numrin më të madh të veprave penale në 20 vjet, të nxitura nga një rritje e mprehtë e mashtrimeve, përdhunimeve dhe sulmeve të dhunshme. /abcnews.al/