Horoskopi mujor për marsin, Jorgo Pulla zbulon çfarë do të ndodhë me çdo shenjë

schedule09:20 - 29 Shkurt, 2024

schedule 09:20 - 29 Shkurt, 2024

Astrologu Jorgo Pulla ishte i ftuar në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’, ku bëri parashikimin e yjeve për muajin e tretë të vitit, marsin. Ai zbuloi shumë detaje për të gjitha shenjat si në fushën e dashurisë, karrierës dhe financave. Sakaq, tregoi që shenja me më shumë fat për këtë muaj do të jetë Peshqit.

Dashi

Ka ndikime favorite sa i përket financave. Sa i përket atyre që kanë pasur probleme me dashurinë më përpara, vjen momenti i zgjidhjes së gjithçkaje dhe mundësitë që kanë të bëjnë me lidhjet shpirtërore do të jenë të shumta. Pra, Dash-Binjak dhe Dash-Virgjëresh është perfektja.

Demi

Demi i 10-ditëshit të dytë me Jupiterin në shenjën e tyre, u jep mundësinë e tyre, kontrata, bisedime, ndryshime. Demi ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, padrejtësitë që i janë bërë Demit në 10-vitet e shkuara, sidomos në 2017-18 dhe 2023 në maj i ka ardhur momenti i problematikave që ata kanë për t’i mbyllur. Edhe Demi është në këtë pikë, është koha perfekte në lidhje me çështjet e kontratave. Mund të duket e çuditshme por është e vërtetë, por duke filluar nga tani deri në fund të qershorit apo korrikut do të bëjnë kontrata që nuk i kanë bërë 10 vitet e fundit. Demin do ta kërkojnë me qiri, por s’kanë për ta gjetur. Ata do të shohin veten, pasi e kanë lënë pas dore. Nga ana shpirtërore kanë një mundësi shpirtërore me Virgjëreshën dhe Ujorin e 10-ditëshit të dytë.

Binjakët

Në 10-ditëshin e parë të muajit do të jenë të vëmendshëm. Edhe pse marrin role drejtuese duhet të jenë të kujdesshëm. Ata nuk mërziten, por i bien më qaf të tretët dhe kur vjen momenti i zhvillimet dhe ndryshimeve të mëdhaja i kanë tani. Kjo shenjë është më pozitive në nismat e reja që do të kenë, sidomos në 10-ditëshin e tretë. Në lidhje me dashurinë kanë të bëjnë me Peshqit e 10-ditëshit të tretë dhe Shigjetaërët e 10-ditëshit të dytë.

Gaforrja

Ka ardhur momenti që të shohin familjen e tyre. Nga ky moment deri në datën 13 do të kenë një periudhë shumë të mirë në çështje pune, karriere. Nëse ata që kanë një firmë apo një biznes, kanë mundësinë më të madhe që ta zgjerojnë. Është koha perfekte për stabilizimin e investimeve. Sa i përket dashurisë, bashkim familjar që ka të bëjë me Dem të 10-ditëshit të parë dhe Virgjëreshë të 10-ditëshit të tretë, është perfektja, koha më ideale pasi ky muaj është muaj fejesash të papritura dhe martesash.

Luani

Ka ndikime këtë periudhë është në vendin e vetë këtë periudhë. Këtë muaj do të bëjnë diçka të re, a do nisin një bashkëpunim, çështje biznesi apo një çështje dokumentacioni që ka të bëjë me jashtë ose janë në pritje të diçkaje shumë të madhe dhe mund ta marrin në datat 7 dhe 13. Është momenti që tani çdo gjë shkon mbarë. Në fushën shpirtërore, lidhjet që ka Luani, me Ujorin dhe Virgjëreshën e 10-ditëshit të parë mund të arrijnë majat, sidomos ata që janë në pritje të një shtatzënie apo të një personi gjatë muajit mars.

Virgjëresha

Rrugëtimi është i gjatë. Kanë diçka shumë të rëndësishme për sa i përket punës së tyre dhe pse nuk do t’u pëlqej ndryshimi i punës, por lëvizja nuk do t’i bëjë të jenë të papunë, sepse është një punë tjetër që do të marrin këta ose në rol drejtues, ose është diçka që ia kanë bërë kujdesin dhe presin ta marrin pa ndërhyrje. Në anën ekonomike financiare, duhet pasur kujdes nga blerjet se Virgjëresha mundohet shumë për të arritur në finish nga ajo që kërkojnë, por këtë muaj kanë kohë, pasi ky është muaji parapërgatitor në lidhje me punën, në lidhje me karrierën apo ndryshimin e madh që do të kenë, është një moment shumë pozitiv në fushën e karrierës. Kurse në anën shpirtërore në 10-ditëshin e dytë kanë një ndikim shumë pozitiv me Virgjëresh-Binjak dhe me Shigjetar, koha dhe momenti perfekt për dashurinë.

Peshorja

Një dokument që nuk ka marrë ose ka pasur një problem me shitje shtëpive, këtë muaj do e marrin ose do zgjidhin një çështje prone. Ndikimi nuk është te shenja, por te planetet, Peshorja është në vendin e duhur. Do të kenë një vlerë shumë të madhe për paratë për ata që kanë ikur padrejtësisht nga puna. Për sa i përket anës shpirtërore, janë pak fajtor pasi e kanë lënë pas dore. Peshorja do të ketë marrëdhënie të mirë në dashuri me Ujor dhe me Dashin, Peshoret e 10-ditëshit të parë.

Akrepi

Ky muaj do të jetë mjaft i mirë dhe do t’i surprizojnë. Akrepët bëjnë planet e tyre afatgjatë dhe arrijnë majat në fushat e karrierës. Kanë një mundësi plus në fushën e karrierës, ose nxënësit që do të ikin të studiojnë jashtë. Është një moment shumë pozitiv. Në çështjet shpirtërore, Akrepët duhet të fokusohen në lidhje me Akrepët e 10-ditëshit të parë dhe Bricjap.

Shigjetarët

Këtë muaj do lodhen shumë për arsye të punës së tyre, por në anën ekonomike kanë dalë në sipërfaqe, po mbajnë një ekuilibër të mirë por duhet pasur kujdes. Janë në fushën perfekte në karrierë dhe është momenti më i mirë i ndryshimeve në fushën e karrierës dhe biznesit. Lidhjet sentimentale kanë të bëjnë me Luan-Peshk, Luan-Binjak dhe Luan-Dash kanë ndikime favorite.

Bricjapi

Ekonomist të shkëlqyer, kanë vetëm një çështje ligjore që duhet ta mbyllin dhe një padrejtësi që i është bërë para disa kohësh do t’i dalë në pah tani. Është momenti ideal për sa i përket karrierës. Mbyllet një herë e mirë e shkuara, kurse në fushën e dashurisë, Bricjapët me Gaforren dhe Luanin, janë perfektja. Do duhet të kenë kujdes me Peshqit të 10-ditëshit të tretë.

Ujori

Në role drejtuese janë të parët të çdo shenje. Janë intuitiv dhe kanë shumë shoqëri të vërtetë dhe të sinqertë. Asnjëherë në role drejtuese nuk heqin një punonjës dhe nuk futen në gjërat e të tjerëve. Në lidhje me punën, do të marrin një punë tani dhe do të arrijnë anën ekonomike sepse kanë pasur shumë probleme në këto tre muajit dhe vjen momenti i stabilizimit të tyre. Në çështjet shpirtore është momenti më i mirë me Gaforret dhe Peshoret.

Peshqit

Janë më fatlumët e këtij muaji, sepse kanë ditëlindjen dhe ndryshimet personale. Më datën 12 dhe 22 kemi mundësira të reja që lidhen me punën dhe karrierën, anën shpirtërore. Duhet të ndajnë aleatët me armiqtë. Është koha më perfekte për çështje të punës dhe karrierës. Këta që janë fans i një lotarie mund ta hedhin. Përfitues të mëdhenj janë ata që merren me tregti. Java e parë dhe e tretë e marsit është momenti më i mirë për çështjet që lidhen me çështjet bankare. Kurse për çështjet shpirtërore, një lidhje e vjetër i rikthehet dhe është momenti për stabilizim.  Duhet të fokusohen te marrëdhëniet me Virgjëreshë dhe Demët, Ujorët e 10-ditëshit të tretë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!