Në “Abc e Mëngjesit”, në ABC News astrologu Jorgo Pulla ka bërë parashikimin për 12 shenjat për muajin maj. Nga çështjet ekonomike, te dashuria për çdo shenjë vjen parashikimi dhe surprizat që pret secilën shenjë.
Dashi
Është një muaj që ka shumë ndikime pozitive. Kjo periudhë është lëvizje e saturnit në Dash. Por kjo shenjë duhet të jetë me këmbë në tokë. Dhe një ndarje që kanë pasur dikur rregullohet. Koha e përshtatshme në nisma të reja, sepse përputhet gjithçka.
Demi
Sigurohuni të mos humbisni durimin sepse jeni të fituar në shanset që do të vijnë. Lidhur me paranë vjen një moment që ëshë momenti më i mirë. Edhe pse do të bëjnë ndryshime nga lëvizje është një moment shumë pozitiv tani e tutje., Pas datës 10 maj është shumë e favorshme për marrjen e vendimeve të rëndësishme. Në 12 maj kemi ndikimin e hënës së plotë që jep një mundësi shumë të mirë sa i përket çështjeve të mëdha. Mund të shfaqen një mundësi burim të ardhurash të dyta.
Binjakët
Një shitblerje që kanë mundësi të rregullojnë. Kontakte me njerëz të ndryshme. Mundësi për çështje shumë të mëdha ekonomike financiare. Kanë momentin dhe kohën e tyre për të stabilizuar gjërat. Në fushën e dashurisë nga data 1 në 9 duhet të tregojnë kujdes
Gaforrja
Kushtojini vëmendje rrugës së karrierës. Një muaj me zhvillime interesante në çështje personale. Për gaforre ka mundësi, biznese të reja që do të hapen. Edhe pse në lidhje me punën e tyre duket se ka një mundësi të mirë. Në lidhje me një çështje madhore, me marrjen e një kredie është një moment shumë i artë…Është koha për stabilizimin e punës. Në lidhje me dashurinë, gaforret kanë anën më pozitive, sepse çdo njohje që bëhet pas datës së 5 kanë shenja të mira dhe mund të kenë shanse të mëdha.
Luanët
Shmangni tensionet. Shfrytëzoni mundësinë. Vjen një muaj dinamik për luanët. Padrejtësitë që janë bërë, do të përfundojë. Duhet të kenë kujdes në blerje në dokumentacione. Është një mundësi dhe një kohë shumë e përshtatshme në vendime që do të merren. Është koha dhe momenti ideal sa i përket zgjidhjeve për çështje të mëdha.
Virgjëresha
Janë një moment pozitiv. Në disa çështje që kanë pasur probleme është koha për t’i mbyllur. Afërdita në të njëjtin ndikim jep mundësi plus në vazhdimësi. Hëna e re hap perspektiva të reja. Në Dashuri ky muaj maj është muaj ideal sa i përket fejesave.
Peshorja
Marrëdhënia juaj me partneritet të rëndësishme jep fryte të veta. Hyrja e saturnit në Dash, tregon ndikime pozitive. Është mundësia më e mirë në lidhje me punën apo lidhje me jashtë. Por duhet të keni pak kujdes me shëndetin. Afërdita në fushën ekonomike jep mundësi plus për zgjidhjen e gjërave të mëdha. Nga data 1 në 10 kanë mundësi shumë të mira. Të palidhurit kanë mundësi të artë…
Akrepi
Tensionet profesionale, personale mund të zgjidhen tani. Muajin e kaluar pasur disa tensione. Kanë një moment shumë të mirë tani sa u përket zgjidhjes së problemeve. Pas datës 12 maj me një ndikim shumë të madh dhe kanë një moment të artë. Është koha e tyre sa i përket punës dhe karrierës është koha e tyre. Në fushën e dashurisë edhe pse kanë pasur probleme do ta zgjidhin pas datës 11.
Shigjetarët
Kanë një ndikim të madh në këtë periudhë në fushën ekonomike. Kujdes se harxhojnë shumë. Bëjnë blerje…Në çështjen e dashurisë duket se kanë një mundësi të artë. Është momenti për të zgjidhur çështje problematike
Bricjapi
Rinovim kontratash, shtëpi. Është koha juaj. Në role drejtuese mund të bëjnë sa për tre veta. Fitojnë në çështje ligjore. Deri më datën 20 mbyllin çështje që nuk kanë pasur mundësi…Në çështje që lidhen me anën shpirtërore, vjen momenti tani që i zgjidhin. Vetëm pak kujdes me shëndetin.
Ujori
Kujdes me shpenzimet këtë muaj. Kanë dy mundësi që të mbyllin disa problematika që kanë pasur…Por ujori do të jetë në një rol drejtues. Kanë një mundësi të artë tani. Disa mosmarrëveshje që kanë pasur me njerëz të afërm zgjidhen tani. Është kohë e përshtatshme për zgjidhjen e problematikave.
Peshqit
Është koha të kuptoni dhe të përllogarisni dhe të ecni përpara. Muaji maj është mjaft pozitiv sepse do të merren me financa. Kanë mundësi të artë. Peshqit e 10 ditëshit të dytë do të përfitojnë shumë. Është koha më pozitive. Lidhjet që kanë të bëjnë me dem të 10 ditëshit të parë është shumë i mirë. Gjithë gjërat janë shumë pozitive për ta.