Dashi-Është e nevojshme që të shqyrtoni seriozisht situatën financiare në terma afatgjatë. Ndonëse tendenca që keni është t’i merrni gjërat siç vijë, këto kohë është e nevojshme të bëni të kundërtën. Nisni të planifikoni në avancë.
Demi-Ata që ju rrethojnë do të jenë disi të trazuar për shkak të ndryshimeve që po ndodhin kohët e fundit dhe kjo mund të bëjë që të krijohen tensione. Mos u shqetësoni dhe përpiquni t’i ndihmoni ata që të ruajnë qetësinë dhe t’i bëni të mendojnë pozitivisht.
Binjakët-Do të punoni fort përgjatë ditëve që do të vijnë dhe do të merrni përsipër edhe detyra të cilat zakonisht i evitoni. Por bëni kujdes dhe mos ekzagjeroni, pasi mund të rrezikoni që të lodheni më shumë seç duhet.
Gaforrja-Pavarësisht sa e vështirë mund të ketë qenë jeta deri më tani, lajmi i mirë është që gjërat do të nisin të ndryshojnë. Mjaft u ndjetë të faj për veten dhe nisni të bëni gjëra që do t’jua bëjnë jetën më të bukur dhe më produktive.
Luani-Ka ardhur momenti që të përballeni me një problem që po e shmangni prej kohësh. Me gjasë bëhet fjalë për një konflikt me dikë që jetoni apo jeni të afërt. Sidoqoftë është momenti që t’i jepni zgjidhje problemit sa më parë.
Virgjëresha-Përgjatë ditëve në vijim do të keni shumë ulje ngritje në aspektin emocional, ndaj përgatituni. Pavarësisht se çfarë mund t’ju thonë njerëzit e dashur që keni pranë, mos i lejoni fjalët e tyre që të ngjyrosin ndjenjat për ta. Falni dhe ecni sëbashku përpara.
Peshorja-Nuk është koha më e mirë për të bërë plane për ndonjë udhëtim apo aktivitet tjetër social, ndaj mos prisni që të përmbushni gjë, tani për tani. Situata do të ndryshojë pjesën e dytë të javës. Deri atëherë mbani një profil të ulët.
Akrepi-Ajo do të nisni këtë javë do t’ju bëjë ose me shumë para, ose do të humbisni shumë. Gjithçka varet nga mënyra se sa mirë i planifikoni gjërat. Për rezultate më të mira bashkoni forcat me njerëz që kanë të njëjtat ambicie me ju.
Shigjetari-Ditët që do të vijnë do të jeni më të ndjeshëm se zakonisht. Nëse e ndjeni të nevojshme për të qarë, mos e ndalni veten. Do të shihni se do t’ju bëjë shumë mirë dhe do ta gjeni veten më të lehtësuar.
Bricjapi-Nëse dikush po jua bën jetën të vështirë, përpiquni që të mos nevrikoseni me ta. Mund t’ju duket si diçka shumë e rëndë për momentin, por pas pak kohësh do të shihni se gjithçka ishte në të mirën tuaj.
Ujori-24 orët e ardhshme është e domosdoshme që të mos merrni për të mirëqenë gjithçka, pasi edhe ata që keni më pranë mund t’ju zhgënjejnë. Me gjasë as ata nuk kanë gjë në dorë, njësoj si ju, ndaj mos u mërzisni.
Peshqit-Një projekt i shtrirë në kohë ka arritur në një pikë ku duhet të vendosni nëse duhet të vazhdoni ta çoni përpara apo të hiqni dorë. Vetëm ju mund ta merrni vendimin ndaj mendojeni me qetësi dhe peshojini gjërat me zgjuarsi./tvklan.al