Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

 “Hormuzi”, kërcënon Trump: Hapeni ngushticën, o të çmendur, përndryshe do të jetoni në ferr!

schedule15:20 - 5 Prill, 2026

schedule 15:20 - 5 Prill, 2026

Trump paralajmeroi serish Iranin se nese nuk hap Ngushticen e Hormuzit, te martën do te perballet me bombardime ne ura dhe termocentrale.

Duke përdorur nje gjuhe te ashpër, ai i quajti liderët iraniane bastarde te çmendur dhe tha se nese nuk e hapin rrugen tregtare, do te perballen me ferrin.

Trump i kishte vendosur nje uktimatum 10 ditor Teheranit, qe po i afrohet fundit, teksa Hormuzi, ku kalon 20% e naftës boterore, mbetet e mbyllur. Irani ka kërcënuar se nese goditet infrastruktura e tij energjitike, do te hakmerret ne objektet e energjisë ne rajon, te lidhura me Shtetet e Bashkuara.



Sulmet në Lindjen e Mesme kanë vazhduar dhe në Iran kanë mbetur disa të vrarë nga goditjet amerikane dhe izraelite.

Sipas mediave shtetërore sulmet në provincën Ardabil pranë kufirit veriperëndimor të Iranit me Azerbajxhanin vranë tre persona.

Ndërkohë Izraeli u përball me sulmet iraniane, ndërsa sirenat u dërgjuan në Jeruzalem dhe rebelët Huthi lëshuan gjithashtu raketa nga Jemeni.

Hakmarrja e Iranit nuk u ndal në vendet e Gjirit. Dy impiante të përpunimit të ujit dhe energjisë në Kuvajt u dëmtia nga dronët iranian. Një sulm tjetër me dronë shkaktoi dëme të konsiderueshme në një ndërtesë qeveritare sipas Ministrisë së Financave të Kuvajtit.

Në Bahrein u godit një rafineri nafte, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile shuan një zjarr të shkaktuar nga sulmet iraniane në një objekt të paspecifikuar.

Autoritetet në Abu Dhabi thanë të dielën se operacionet në një fabrikë petrokimike u pezulluan pasi në objekt u përhapën flakët pas rënies së mbetjeve të raketave. Më parë, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se mbrojtja e saj ajrore po i përgjigjej sulmeve me raketa dhe dronë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!