Hoqi maskën e oksigjenit dhe nguli këmbë se nuk kishte COVID, vdes i riu në Itali

schedule18:39 - 24 Janar, 2022

schedule 18:39 - 24 Janar, 2022

Një 28 vjeçar ka ndërruar jetë nga COVID-19 pasi hoqi maskën e oksigjenit dhe këmbënguli se nuk ishte i infektuar, ndërsa po trajtohej në një spital në Itali.

I riu i quajtur Luigi Cossellu mohoi ekzistencën e COVID-19 dhe gjithashtu kishte refuzuar të merrte vaksinën.

Mjekët tha se gjendja e 28-vjeçarit ishte e rëndë sapo ai mbërriti në një spital në jug të Romës.

Megjithatë, Cossellu refuzoi trajtimin dhe hoqi maskën e tij të oksigjenit.

Mjekët ishin në gjendje ta bindnin të vendoste përsëri maskën, por ishte shumë vonë pasi gjendja e tij u përkeqësua. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!