Ish-Princesha e Japonisë Mako e Akishino-s është parë duke bërë pazar në një treg Amish teksa ajo po përshtatet me jetën larg fronit.
31-vjeçarja, e cila hoqi dorë nga statusi i saj mbretëror kur u martua me Kei Komuro, është pare në Nju Jork.
Ajo ishte veshur me një palë xhinse të gjera, një këmishë të zezë dhe një palë atlete të shoqëruara me një çantë dhe maskë për fytyrën.
Paraqitja e saj vjen pasi bashkëshorti i saj kaloi provimin e jurisprudencës në përpjekjen e tretë, duke sfiduar kritikuesit e romancës së tyre.
Çifti kanë mbajtur një profil të ulët teksa jetojnë në një apartament me një dhomë gjumi në qytet dhe besohet se janë të pavarur financiarisht.
Ish-princesha kishte të drejtën e një pagese prej 1.3 milionë dollarësh nga qeveria japoneze pasi hoqi dorë nga statusi i saj fisnik, por ajo e refuzoi.
Komuro u takua me Makon në vitin 2013 kur ata të dy studionin në Universitetin Ndërkombëtar të Krishterë jashtë Tokios.
Çifti u fejua në vitin 2017 dhe kishin planifikuar të martoheshin në nëntor 2018.
Fillimisht, lajmi u prit me kënaqësi në Japoni, por një skandal shpërtheu kur u zbulua se nëna e tij, Kayo, nuk kishte shlyer një hua prej katër milionë jenësh (35,000 dollarë) nga ish i fejuari.
Debati bëri që kritikët të sugjeronin se Komuro po martohej me princeshën vetëm për para ose famë.
Ajo hoqi dorë nga statusi i saj mbretëror vitin e kaluar kur u martua. Të gjitha princeshat japoneze heqin dorë nga statusi i tyre mbretëror pas martesës, pasi në familjen perandorake japoneze vetëm djemtë janë trashëgimtar.
Mako nuk mund të jetojë më në Pallatin Perandorak, dhe nëse ajo dhe Komuro kanë djem.
Ajo nuk mund të kthehet kurrë në dinasti, edhe nëse divorcohet. /abcnews.al