Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hoqi dorë nga Little Mix, Jesy Nelson gati t’i rikthehet muzikës si soliste

schedule09:33 - 17 Shkurt, 2021

schedule 09:33 - 17 Shkurt, 2021

Jesy Nelson është gati t’i rikthehet muzikës si soliste, dy muaj pasi njoftoi shkëputjen nga grupi i famshëm “Little Mix”. Këngëtarja 29-vjeçare ndau me ndjekësit në Instagram, një fotografi ku dukej mjaft tërheqëse, krahas së cilës shkroi: “Let’s go”, shoqëruar me disa emoji me nota muzikore, duke nënkuptuar kështu se po përgatitet për të sjellë projekte të reja.

Sipas The Sun, Jesy është duke punuar me tekstshkruesit Patrick Patrikios dhe Hanni Ibrahim, me të cilët Little Mix bashkëpunoi për albumin e publikuar në vitin 2018, LM5. 29-vjeçarja konfirmoi ndarjen nga grupi në Dhjetor, vetëm disa javë pasi zbuloi se po merrte një pushim të përkohshëm nga angazhimet e shumta.

“Ka ardhur një kohë në jetë kur ne duhet të riinvestojmë në kujdesin për veten tonë sesa të përqendrohemi në bërjen e njerëzve të tjerë të lumtur dhe unë ndihem sikur tani është koha për të filluar këtë proces. Kështu që pas shumë konsideratash dhe me zemër të thyer, unë po njoftoj se do të largohem nga Little Mix.”, shkroi asokohe Nelson. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!