“Hopa grupi shurupi”, Edi Rama nxjerr fotot e reja të Arenës Kombëtare

schedule14:45 - 16 Gusht, 2019

schedule 14:45 - 16 Gusht, 2019

Janë kryer më shumë se 90 përqind e punimeve në impiantin Arenës Kombëtare në kryeqytet. Kryeministri Edi Rama e cilëson shtëpinë e re të kombëtares shqiptare si më të mirin në Ballkan dhe ndër më të bukurit në Europë.

“Ju kam thënë që s’do të ketë në rajon të dytë si ky dhe do jetë mes stadiumeve më të bukur të Europës?

(Po jo vetëm kaq, ju kam thënë edhe që ata që shanin e bërtisnin, pse po prishej karakatina e vjetër, do maskohen si tifozë të huaj kur të hyjnë në stadiumin e ri, se do u vijë zor nga budallallëqet e nga pisllëqet që u ka nxjerrë goja).

Dhe ky s’do jetë vetëm një tempull kuqezi për Kombëtaren, as vetëm një stadium për të dielat e futbollit, po një qendër e re graviteti social për Tiranën, me aktivitet ekonomik, sheshe përreth e hapësira publike për të gjitha moshat.

Hë tani, hopa grupi shurupi, filloni e hidhni romuze e lëshoni fjalë pa lidhje, se në fakt ishim më mirë kur ishim më keq dhe e ka fajin populli, që i pëlqen këto fasada e që gënjehet me këto reklama”, shkruan Rama.

Stadiumi parashikohet të inagurohet në muajin nëntor në ndeshjen Shqipëri-Francë e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!