Hong Kongu nuk ka raportuar asnjë rast të ri me koronavirus që nga 5 marsi

schedule12:00 - 20 Prill, 2020

schedule 12:00 - 20 Prill, 2020

Hong Kongu nuk ka raportuar asnjë rast të ri me koronavirus për herë të parë në më shumë se gjashtë javë, sipas një deklarate nga Qendra e qytetit për Mbrojtjen e Shëndetit.

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus të raportuar në Hong Kong është  1.025, përfshirë katër viktima.

Përkundër kësaj, qeveria po i inkurajon banorët të vazhdojnë të mbajnë një distancë sociale dhe të shmangin aktivitetet shoqërore si mbledhjet  për të zvogëluar rrezikun nga infektimi.

“Duke pasur parasysh se situata e infeksionit Covid-19 mbetet e rëndë dhe se ka një rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve të raportuara në të gjithë botën,populli i është kërkuar me forcë që të shmangin të gjitha udhëtimet jo thelbësore jashtë Hong Kong”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!