Tre persona u arrestuan pasi kthyen shpinën dhe qëndruan ulur kur u luajt himni kombëtar i Kinës përpara ndeshjes kualifikuese të Hong Kongut në Kupën e Botës kundër Iranit.
Sipas policisë, u arrestuan dy burra dhe një grua. Tre të arrestuarit ishin midis moshës 18 dhe 31 vjeç.
Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me tre vjet burg dhe një gjobë rreth 6,000 euro.
/abcnews.al/