Autoritetet në Hong Kong dhe Monako kanë pezulluar vaksinimin me BioNTech, duke thënë se ka pasur defekte në paketimin e dozave, shkruan CNN, informon abcnews.al.
Dy qeveritë thanë në deklaratat përkatëse se, kishin marrë një letër nga BioNTech dhe partneri i saj kinez, Fosun Pharma, duke treguar një problem me vulën në shishet individuale në numrin e serisë 210102.
Sipas shifrave të qeverisë, që nga e marta, 150,200 njerëz në Hong Kong kishin marrë dozën e tyre të parë të vaksinës BioNTech, e cila është në partneritet me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer.
Megjithatë, të dy Fosun dhe BioNTech, nuk kanë gjetur ndonjë arsye për të besuar se siguria e produktit është në rrezik.
Qeveria e Hong Kong tha se po pezullonte vaksinimet dhe nuk do të administronte dozën e dytë , derisa të hetohet, informon abcnews.al.
“Këto janë masa parandaluese për të garantuar vazhdimisht sigurinë e programit të vaksinimit”, thuhet në deklaratë.
Para ndalimit të vaksinimit me BioNTech, Hong Kong u ofroi banorëve dy zgjedhje, vaksinën BioNTech ose Sinovac të prodhuar në Kinë. Tani ata që dëshirojnë të vaksinohen ose duhet të presin derisa të zgjidhet problemi me dozat e BioNTech ose do të marrin Sinovac. Ndërkohë AstraZeneca do të administrohet në një datë të mëvonshme./e.b-abcnews.al