Kompania e fluturimeve “Cathay Pacific” në Hong Kong ka ndaluar fluturimet bë hapësirën ajrore ruse, pas pushtimit rus të Ukrainës.
Në këtë mënyrë Hong Kong i bashkohet listës së linjave ajrore që po shmangin qiellin ukrainas, shkruan BBC.
Lexo KËTU live zhvillimet e luftës
Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters, Cathay Pacific tha: “Ne aktualisht nuk po fluturojmë nëpër hapësirën ajrore ruse.”
Në ditën e 22 të luftës, burime nga disa anë konfirmojnë se Vladimir Putin ka ngecur me planin e tij të pushtimit. Japonia publikoi pamje të disa anijeve ushtarake ruse që mendohet se po dërgojnë trupa në Ukrainë, nga ana tjetër Inteligjenca Britanike tha se pushtimi rus ka ngecur në të gjitha frontet./abcnews.al/