Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Homazhet shtyhen për në fundjavë, Zeqo nuk do të përcillet për në banesën e fundit pa ardhur i biri

schedule11:44 - 15 Qershor, 2020

schedule 11:44 - 15 Qershor, 2020

Moikom Zeqo, shkrimtar, studiues, ish-deputet në Parlamentin shqiptar në vitet ’90, autor i skenareve për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor, i studimeve arkeologjike dhe të historisë së artit, është ndarë sot nga jeta.

Studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur nuk i mbijetoi dot sëmundjes së rëndë, prej së cilës vuante prej vitesh. Zeqo vuante nga leukemia akute.

Abcnews.al mëson se amaneti i Moikom Zeqos ishte që të varrosej në Tiranë. Po ashtu, studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur ka kërkuar që homazhet për lamtumirën e fundit për të të mbahen në Muzeun Historik, ku ai ka qenë drejtues nga 1997 deri në vitin 2005. Ashtu siç ishte dëshira e tij, homazhet për Zeqon do të bëhen pikërisht te Muzeun Historik.



Megjithatë, abcnews.al mëson se homazhet dhe varrimi i shkrimtarit mund të shtyhen deri të shtunën apo të dielën. Kjo pasi familjarët kanë vendosur që Moikomi nuk do të përcillet për në banesën e fundit, pa ardhur djali i tij që ndodhet në Amerikë.

Lexo edhe: Shuhet Moikom Zeqo, kush ishte talenti i befasive të mëdha?

Zeqo është autori i 140 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor.

Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij.

Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, gjermanisht. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!