Homazhet për kryepeshkopin/ Mbesa e Janullatos: Shqipëria u bë atdheu i tij i dytë

schedule12:26 - 30 Janar, 2025

schedule 12:26 - 30 Janar, 2025

Roksana Janullatos, mbesa e Anastas Janullatos, ka mbajtur fjalën e saj në ceremoninë për lamtumirën për kryepeshkopin e Shqipërisë.

Ajo deklaroi se Shqipëria u bë atdheu i dytë për xhaxhanë e saj.

Sipas Roksanës, kryepeshkopi nuk bënte dallim mes kombeve, racave, shteteve, dhe feve.

“Lejomëni t’u drejtohem vëllezërve të Shqipërisë. Vëllezërit e mi në emër të familjes ju falënderoj për dashurinë e treguar për xhaxhanë tonë gjatë tërë këtyre viteve. Për ne, ai është xhaxhai ynë që gjithmonë na ka mbështetur përmes fjalëve dhe lutjes. Ju e dini sa shumë e deshi popullin me të cilin jetoi për më shumë se 30 vite, popullin e Shqipërisë vendit që u bë Atdheu i tij i dytë. Ne e dimë që Perëndi është dashuri. Kjo ishte jeta e Anastasit, dashuri, ofrim, drejtësi, vërtetësi, përulësi, përpjekje, guxim dhe shpresë. Le të përpiqemi të ndjekim shembullin e tij që kishte dashuri për perëndinë e dashurisë. Le të sjellim ndërmend se dashuria nuk bën dallim mes kombeve, racave dhe shteteve, dhe feve Krishti u ngjall vëllezërit e mi”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!