Hipokrizi edhe në vaki. Para vdekjes, enverist i pistë deri në grykë, por pas vdekjes opozita e konsideron ‘Dëshmor të Atdheut’ gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja.
Ndërsa PS kërkoi 1 minutë heshtje ne seancën e së enjtes për gjyqtarin e ndjerë, opozita e konsideroi të pamjaftueshëm si nderim, dhe bëri propozimin e saj.
Të paktën, homazhet për gjyqtarin, bashkuan drejtuesit e mazhorancës dhe opozitës, që lanë debatet, për të shkuar në Pallatin e Kongreseve. Përvecc njërit, Sali Berishës. Ai nekrologjitë i bën vetëm nga selia blu.
“Gjyqtarin e vrau narkoshteti. Doresi nuk ishte punonjesi i shtetit, por po të kishte shtet s’do ishte vrarë në mes te sallës se gjyqit.”
Gjyqtarët sulmohen, nga Sali Berisha, por edhe Edi Rama. Veccse për doktorin nuk ka rëndësi se kush por si.
“ky zotëri turfullon në mënyrën më vulgare, me një fjalor ordiner kundër gjykatësve.
Dhe vetë, pasi shan me gjuhë ordineri, ndryshon vendimin.”
PS nuk ia pranoi mocionin me debat të opozitës për fondet Ipard, ndërsa Balla i dha dhe 1 javë kohë të mendohen për Komisionet e Reformës Zgjedhore e Territoriale.
Por Berisha vendosi në sekondë.
“Pretendohet për 2 komisione, për territorialen pa folur kongresi i autoriteteve rajonale dhe pa folur Venecia, apo ODIHR për zgjedhoren, nuk marrim pjesë. Jo. Të vijnë institucionet ndërkombëtare”
Për Bardhin kishte një porosi, meqënëse Rama s’po ia var, le të merret me dy të urtët, Peleshin e Begajn.
Kurse për zgjedhjet, doktori e ka ndarë mendjen, vetëm kandidatë të pavarur. Halli se edhe vlonjatët demokratë e kanë ndarë gjithashtu mendjen, dhe i kanë ccuar 13 emra demokratësh, mes të cilëve edhe Dashamir Tahirin. Por doktorin nga demokratët në Vlorë, e shpëton vetëm Rama.
“Se kë ka vënë një? Brunilda Mersini? Kush? Ish drejtoresha e Spitalit. Ajo qenka? Lëre mos e pyet. Se dija unë këtë. E korruptuar kokë e këmbë. Ja pra, opozita është në epërsi”/abcnews.al

