Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Homazhe gjyqtarit Astrit Kalaja/ U vra në sallën e gjyqit, nderohet nga drejtues të shtetit dhe drejtësisë

schedule11:10 - 8 Tetor, 2025

schedule 11:10 - 8 Tetor, 2025

Në hollin e Pallatit të Kongreseve miq, kolegë , drejtues të institucioneve të drejtësisë, politikanë  i dhanë lamtumirën e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja I cili u vra   në krye të detyrës.

Prokurorët e SPAK bashkë me kryeprokurorin Altin Dumani u bënë bashkë në homazhe  për gjyqtarin e vrarë.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj i bëri nderimet e fundit gjyqtarit Kalaja. Kryeministri Edi Rama ishte  bashkë  me ministrin e drejtësisë. Më pas një mesazh në librin e ngushëllimeve ku kryeministri shkruan një tragjedi e madhe për familjen të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin.

Ndërime për gjyqtarin e vrarë  bënë dhe deputetë të Partisë Demokratike, por në homazhe mungoi Sali Berisha.

Pas rreth dy orë homazhe  arkëmorti  u nis drejt Shkodrës. Gjyqtari Astrit Kalaja do të prehet në qytetin e lindjes.

Kalaja u qëllua për vdekje dy ditë më parë në sallën e gjyqit  në Gjykatën e Apelit në Tiranë  nga  30 vjeçari Elvis Shambi  pas dhënies së një vendimi për çështje pronësie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!