Presidenti Bajram Begaj mbërriti në Pallastin e Kongrseë homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e gjyqit më 6 tetor.
Begaj nderoi figurën e gjyqtarit të rënë në krye të detyrës. Kreu i shteti la edhe një mesazh me shkrim në nderim të gjyqtarit Kalaja.
Vendimi për një çështje pronash i kushtoi jetën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja.
Në krye të detyrës, gjyqtari u ekzekutua me armë zjarri pasditen e 6 tetorit, ndërsa ngjarja tronditëse ka autor 30-vjeçarin Elvis Shkëmbi.
Policia ka arrestuar edhe Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. Ndërkaq, në pranga ka rënë edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit, Banush Koxha./abcnews.al

