Ndonëse pandemia e koronavirusit nuk dihet se kur do të mbarojë, Hollywoodi po planifikon ta tregojë me anë të një filmi.
Në fakt, në plan është xhirimi i filmit “Lockdoën”, në të cilin rolin kryesor do ta luajë aktorja e njohur Anne Hathaway.
Sipas Harper’s Bazaar, bëhet fjalë për kombinimin e një komedie romantike dhe drame, me regji të Doug Liman, autor i filmave, si “Mr. & Mrs. Smith” e “The Bourne Identity”.
Xhirimet e filmit pritet të fillojnë në fund të këtij muaji në Londër, ndërsa në njërin prej roleve pritet të luajë edhe ylli i serialit “Peaky Blinders”, Cillian Murphy.
Ndërkohë, data e publikimit të filmit nuk është bërë ende e ditur, kurse lajmi për xhirimin e filmit ka nxitur reagime të ndryshme në rrjetet sociale. l.k/abcnews.al