Hollivud, formohet një komision për të lufutar ngacmimet seksuale

schedule14:41 - 16 Dhjetor, 2017

schedule 14:41 - 16 Dhjetor, 2017

Figurat më të njohura të industrisë kinematografike hollivudiane janë bashkuar për të krijuar një Komision kundër ngacmimeve sekuale dhe brazisë në vendin e punës. Inicativa, vjen në kuadër të skandaleve seksuale të kohëve të fundit, që ka prekur industrinë amerikane të filmit.

Figurat më të famshme të industrisë kinematografike hollivudiane dhe të mediave kryesorë amerikane, kanë formuar një Komision kundër ngacmimeve seksuale dhe barazisë në vendin e punës. Sipas zyrtarëve të industrisë filmike, krijimi i këtij organizmi vjen në kuadër të skandaleve të shumta të kohëve të fundit që ka përfshirë industrinë amerikane të filmit.

Iniciativa është mbështetur nga studiot kryesore hollivudiane, televizonet dhe shtëpitë diskografike më të njohura. Ideja për ngritjen e Komisionit lindi nga producentja e “Star Ëars”, Kethlin Kenedi, dhe nga disa gra të tjera të këtij sektori.

Krijimi i Komisionit u njoftua me anë të një deklarate, në të cilën drejtuesit ekzekutivë të mediave dhe kinemave pranonin të  financonin projektin. Ky organizmë ka gjetur mbështetje edhe nga sindikatat amerikane të Akademisë së Arteve Vizive, Shkencore dhe të Spektaklit.

Komisioni do të kryesohet nga Anita Hill, zgjedhja është bazuar në rolin e saj si pionere, duke qënë e para grua që në vitin 1991 denoncoi një gjykatës të Gjykatë Supreme për ngacmim seksual./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!