Hollandë, sekuestrohen 13 milionë euro droga, arrestohen dy shqiptarë

schedule08:50 - 2 Tetor, 2019

schedule 08:50 - 2 Tetor, 2019

Policia në Amsterdam ka sekuestruar 12.8 milionë euro cash, ndërsa në pranga kanë rënë dy shqiptarë gjatë një operacioni të gjerë kundër drogës . Në një njoftim për shtyp të martën, Policia raportoi se shuma e madhe e parave u gjetën gjatë kontrolleve të bëra në pesë prona në Hollandë.

Sipas policisë, këto janë paratë më të mëdha të drogës të kapura ndonjëherë. Gjatë hetimeve, policia arrestoi edhe shtatë persona mes të cilëve dy shqiptarë,  tre kolumbianë, një nga Zealanda e Re dhe një maroken.

Hetimi i drogës, i cili u zhvillua tri javë më parë, filloi me një prej kolumbianëve që do të merreshin me  importimin dhe tregtimin e kokainës në Hollandë. Drejtësia dyshon se një grua 52-vjeçare nga Kolumbia ishte përgjegjëse këtë operacion.

Olivier Dutilh, kreu i Shërbimit Rajonal të Hetimit në Amsterdam, tha se: “Bandat e drogës fitojnë para të mëdha nga trafiku i kokainës. Të dyshuarit jetojnë plotësisht nën radar dhe kanë shumë ndërtesa të shtrenjta në përdorim.”

Ai nuk përjashton që të ketë arrestime të tjera.

“Lajmi u publikua vetëm të martën sepse përndryshe hetimi mund të dëmtohej”, tha një zëdhënës. /abcnews.al