Hollande publikon një libër dhe sulmon pasardhësin e tij Macron

schedule15:57 - 10 Prill, 2018

schedule 15:57 - 10 Prill, 2018

Ish-presidenti francez François Holland kritikoi ashpër pasardhësin e tij Emanuel Macron duke thënë se politikat e tij favorizojnë të pasurit, dhe se ish ministri i tij i ekonomisë nuk ka qenë asnjëherë socialdemokrat.

Në një intervistë televizive për të prezantuar librin e tij rreth presidencës 5 vjeçare, François Hollande u shpreh se një President punon gjithnjë për pasardhësin e tij dhe trashëgon nga paraardhësi i tij. Kjo pasi politikat që ndjek gjatë mandatit kanë pasoja që vijojnë dhe kur ai nuk është më President. Hollande theksoi se ia kishte lënë Francën Macron në një situatë shumë më të mirë se ç’e kishte gjetur. Por kreu aktual i shtetit sipas tij, tashmë po merr atë që i takon. Libri i tij “Leksionet e së mundurës” flet për pesë vitet në Elize nga 2012 në 2017-ën, por ish-presidenti Hollande nuk ka kursyer kritikat për ish ministrin e tij të ekonomisë dhe presidentin aktual. Pyetjes nëse Macron po ndiqte ose jo një politikë të së majtës, Holond iu përgjigj shkurt se ai nuk ka asnjë lidhje me historinë, apo kulturën socialdemokrate. Për rrjedhojë sipas tij Macron nuk ndjek një politikë që frymëzohet nga kjo rrymë, por përkundrazi politikat e tij favorizojnë të pasurit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!