Qeveria ka udhëzuar kompanitë energjetike në Holandë që të mos paguajnë gazin rus në rubla në përputhje me sanksionet e Bashkimit Europian, sipas një deklaratë të zëdhënësit të ministrisë së ekonomisë Pieter ten Bruggencate, shkruan CNN.
Qeveria holandeze e kishte bërë të qartë se pagesat në rubla do të shkelnin sanksionet, por përsëriti edhe njëherë udhëzimet për firmat pas thirrjeve të vazhdueshme ruse për kryerjen e pagesave në rubla, shtoi ten Bruggencate.
Muajin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin tha se vendet jomiqësore duhet të paguanin gazin rus në rubla.
Në atë kohë, një zëdhënës i furnizuesit holandez të gazit Eneco, i cili blen 15% të gazit të tij nga filiali gjerman i gjigantit rus të gazit Gazprom, Wingas GmbH, tha se kishte nënshkruar një kontratë afatgjatë për të paguar gazin në euro dhe nuk mund të “imagjinonte” të ndryshonte kushtet.
/abcnews.al