Holanda do të fillojë furnizimin e Ukrainës me avionë luftarakë F-16 pa vonesë , kështu premtoi ministri i Jashtëm Caspar Feldkamp, gjatë një vizite në fundjavë në Kiev.
Me rastin e udhëtimit të tij të parë jashtë vendit që nga emërimi i tij pak ditë më parë si kreu i diplomacisë holandeze, Caspar Feldkamp siguroi gjatë një konference për shtyp në Kiev se lejet e nevojshme të eksportit u dhanë javën e kaluar dhe Holanda tani është gati të dërgojë avionin pa vonesa në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm holandez nuk dha më shumë detaje për kohën e dorëzimit të 24 F-16 në Kiev.
Detajet e vizitës së tij në Kiev janë mbajtur sekret deri më sot për arsye sigurie.
/abcnews.al/