Holanda ndalon përdorimin e pajisjeve teknologjike në shkolla

schedule16:14 - 4 Korrik, 2023

schedule 16:14 - 4 Korrik, 2023

Telefonat inteligjentë, tabletët dhe orët inteligjente nuk do të përdorën më në shkolla nga 1 janari 2024, njoftoi qeveria holandeze, duke kërkuar të kufizojë shpërqendrimet gjatë mësimeve.

Përdorimi i pajisjeve do të lejohet vetëm në rrethana specifike, për shembull gjatë kurseve të aftësive dixhitale, për arsye mjekësore ose për personat me aftësi të kufizuara.

“Edhe pse telefonat celularë janë kthyer një domosdoshmëri në jetën tonë, ato nuk duhet të përdorën më në klasa” tha në një deklaratë ministri i Arsimit Robert Dyckgraaf.

“Studentët duhet të jenë në gjendje të përqendrohen dhe t’u jepet mundësia për të studiuar siç duhet. Celularët janë një problem, sipas kërkimeve shkencore. Duhet t’i mbrojmë studentët nga kjo”.

Ndalimi është rezultat i një marrëveshjeje ndërmjet ministrisë, shkollave dhe organizatave kompetente.

Shkollat ​​mund të gjejnë mënyrën e tyre për të zbatuar ndalimin, tha Dyckgraaf, por ato do të ndjekin veprime ligjore nëse kjo nuk jep rezultate të mjaftueshme deri në verën e vitit 2024. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!