Holanda i ka ndaluar nëpunësit civilë të përdorin aplikacionet kineze ëeChatt dhe AliExpress në telefonat e tyre të biznesit për shkak të frikës nga spiunazhi. Lista e zezë holandeze përfshin gjithashtu aplikacione të tjera, si rrjetin social rus VKontakte dhe aplikacionin kinez KetKap.
Ndalimi i përdorimit të TikTok u njoftua më herët dhe pesë aplikacione të tjera u ndaluan gjithashtu. Aplikacionet e ndaluara janë bërë në Kinë, Rusi, Iran dhe Korenë e Veriut, vende të dyshuara për spiunazh nga shërbimi i inteligjencës holandeze AIVD, raporton media holandeze NOS./abcnews.al