Holanda do të lehtësojë masat anti-Covid nga 5 qershori. Vendi do të rihapë restorantet, baret dhe kafenetë, sipas kryeministrit Mark Rutte.
“Më 5 qershor, ne do të zbatojmë hapin e tretë të planit të rihapjes dhe pothuajse gjithçka do të hapet, duke përfshirë restorantet, kafenetë, kinematë dhe muzetë,” shkroi Rutte në Twitter.
“Masat si mbajtja e maskave dhe distanca shoqërore do të jenë ende në fuqi”
Teatrot, kinematë dhe sallat e koncerteve mund të rihapen gjithashtu javën e ardhshme, me një kapacitet maksimal prej 50 personash, sipas deklaratës të qeverisë./abcnews.al