Gjykata europiane për të drejtat e njeriut tashmë do të jetë ajo që do të vendosë për përgjegjësinë e Rusisë në rrëzimin e avionit të kompanisë ajrore malajziane në lindje të Ukrainës në korrik të 20014-ës. Holanda ka vendosur të hedhë në gjyq Rusinë duke e fajësuar për vdekjen e 298 personave që ishin në bord nga të cilët 196 holandezë .
Holanda do të hedhë në gjyq Rusinë duke e çuar çështjen në gjykatën europiane për të drejtat e njeriut, për rolin e saj në rrëzimin e avionit MH17 të Malajzia Airlines në Ukrainën lindore.
Avioni i nisur nga Amsterdam për në Kuala Lumpur në 17 korrik 2014, u godit në mes të fluturimit nga një raketë e projektuar nga Bashkimi Sovjetik në zonën e konfliktit të armatosur me separatistët në Ukrainën lindore. Të gjithë udhëtarët të bord, përfshirë 196 holandezë, humbën jetën. Ministri i jashtëm holandez u shpreh se drejtësia për 298 viktimat e tragjedisë ajrore do të mbesë një prioritet për qeverinë. Kryeministri i Holandës konfirmoi se ministri i jashtëm rus ishte lajmëruar zyrtarisht.
Ekipi ndërkombëtar i hetuesve drejtuar nga vendet e ulëta, në maj të 2018-ës vendosi se avioni ishte rrëzuar nga një raketë e brigadës 53 ruse. Vendet e ulëta dhe Australia, 38 qytetarët e së cilës gjithashtu humbën jetën, fajësuan hapur Rusinë për tragjedinë.
Moska ka mohuar gjithnjë përfshirjen duke akuzuar Kievin./abcnews.al