Holanda dritë jeshile Maqedonisë për hapjen e negociatave

schedule15:19 - 22 Qershor, 2018

schedule 15:19 - 22 Qershor, 2018

Parlamenti holandez dha aprovimin që Maqedonia të fillojë bisedime me Bashkimin Evropian. Me vendimin e Parlamentit, Këshillit Evropian pritet të votojë “pro” hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë gjatë takimit të caktuar për më 28 dhe 29 Qershor. Deputetët holandeze sqarojnë se në lidhje me Maqedoninë situata është shumë e komplikuar për shkak të referendumit që pritet për emrin e ri të shtetit. Megjithatë kjo nuk e pengon Holandën për të votuar pro hapjes së negociatave./abcnews.al