Holanda nuk hasi probleme përballë Maqedonisë së Veriut, fitoi 3-0, siguroi fitoren e tretë dhe e mbylli aventurën në grupin C të Euro 2020 me pikë të plota.
Trajneri i kombëtares tulipane, Frank De Boer foli pas ndeshjes. Suksesin e sotëm e vlerëson, sidomos pjesën e dytë të ndeshjes ndaj skuadrës ballkanase.
“Në pjesën e parë i dhamë një dorë Maqedonisë së Veriut të luante futbollin e vet. Në fraksionin e dytë u treguam shumë të aftë, nuk i lejuam të krijojnë raste për gol, nuk na rrezikuan aspak.
Më pëlqeu dyshja Depay-Malen, në disa raste u paraqitën shumë mirë, më pëlqeu edhe Werghost. Mendoj se kemi bërë progres me ndeshjen e sotme, në të gjitha aspektet“, deklaroi De Boer. /abcnews.al